Rama del me njoftimin urgjent, publikon raportin e NASA-s dhe..

502
0

Kreu i qeverise Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një përmbledhje nga departamenti për studimin e zjarreve, mbi pasojat e tyre në 4 kontinente, Amerikë, Europë, Afrikë dhe Azi.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se sipas raportit, ka rritje të zjarreve në shumë vende krahasuar me vitet e kaluara.

Edhe në Shqipëri prej disa ditësh vijojnë të aktivizohen vatra zjarri nga veriu në jug, duke shkaktuar dëme të mëdha.

 

Postimi i plotë i Edi Ramës:

MIRËMËNGJES

me këtë përmbledhje të NASA (Departamenti për studimin e zjarreve), mbi pasojat e zjarreve në Amerikë, Europë, Afrikë e Azi.

***Zjarret në pyje kanë shpërthyer në shumë kontinente nga Amerika në Europë dhe nga Afrika në Azi, me një numër në rritje zjarresh në shumë vende krahasuar me vitet e kaluara;

Kanada, 4.891 zjarre në pyje të raportuara deri tani në 2021.

SHBA, mbi 1.8 milion akër (728 mijë hektarë) pyje janë djegur në 97 zjarre masive në shumë shtete.

Francë, një sipërfaqe prej 22.807 hektarësh është djegur deri tani në 2021.

Itali, të paktën 20.000 hektarë janë shkatërruar nga zjarret që kanë nisur më 24 korrik, ndërsa deri në 1.500 persona janë evakuar.

Rumani, kanë shpërthyer zjarre në pjesën jugore, përfshirë Bukureshtin dhe zonat pranë kufirit me Bullgarinë.

Rusi, mbi 1.3 milionë hektarë pyje janë djegur nga zjarret që nisën në korrik.

Amerika e Jugut, zjarret që nisën pranë autostradës në provincën Rio Negro, në veri të Patagonisë, në Argjentinë lëvizën më lart në veri dhe arritën deri në kryeqytetin Buenos Aires në bregun Atlantik.

Portugali, zjarret shkatërruan mbi 2.000 hektarë pyje më 17 korrik.

Greqi, zjarri që nisi në pyjet pranë Athinës më 27 korrik është përhapur deri në zonat e banuara.

Turqi, 174 zjarre shpërthyen në pyje në 38 nga 81 provincat e Turqisë, prej 28 korrikut deri më 4 gusht.

Australi, zjarret në Neë South Wales dëmtuan 5.5 milion hektarë tokë në 2020 dhe 31 milion hektarë tokë në 2021.