Vendi i parë ne BE që shpalli fundin e epidemisë së koronavirusit

680
0

Ka shpallur zyrtarisht fundin e epidemisë së koronavirusit duke u bërë vendi i parë në Evropë që e mori një vendim të tillë. Behet fjale per Sllovenine

Autoritetet regjistruan më pak se shtatë raste të reja në ditë, në dy javët e fundit.

Njerëzit të cilët arrijnë në Slloveni nga vendet e tjera të BE-së nuk do të duhet më të zbatojnë një karantinë të detyrueshme për të paktën shtatë ditë, siç ka ndodhur që nga fillimi i prillit, thuhet në njoftimin e qeverisë sllovene.

Por, ata që hyjnë në Slloveni nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, me përjashtim të diplomatëve, duhet të hyjnë në karantinë në periudhë prej 14 ditësh.

Vendi me dy milionë banorë deri më tani ka regjistruar 1.464 të infektuar dhe 103 viktima.