Vendet e tjera po mbyllen, a do rikthehet vendi në karantinë?! Rama e thotë troç nga makina e tij

947
0

Me një dalje në Facebook direkt nga makina e tij, Kryeministri Rama foli për mbylljen e mundshme në karantinë të vendit nga COVID-19 duke theksuar se do ishte shumë e rëndë për ekonominë shqiptare, por jo fatale.

Më tej ai i bëri apel qytetarëve mos luajnë me zjarrin, të bëjnë detyrat kundër COVID-19, që qeveria mos detyrohet të vendosë një mbyllje të dytë si në mars të këtij viti.

Nuk ka një mbyllje të dytë në mendjen time, por nëse shifrat nuk na imponojnë nuk do ketë një mbyllje të dytë as në realitetin tonë”, tha ai.