Vendet e BE-së arrijnë marrëveshjen për “pasaportën e gjelbër”

Greqia se bashku me 12 vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje që synon të sigurojë udhëtime të sigurta si dhe rritjen e turizmit brenda bllokut  evropian.

Lajmin e bënë të ditur  mediet austriake.

Sipas raportit, Ministrja austriake e Turizmit Elisabeth Kostinger tha se vendet anëtare përgatitën detajet e një propozimi për një “pasaportë të gjelbër” të prezantuar për herë të parë në fillim të këtij viti, dhe  që tashmë janë përcjellë për miratim në Komisionin Evropian.

Kostinger shpjegoi se skema përbëhet nga një certifikatë që konfirmon se udhëtarët janë të painfektuar, janë vaksinuar kundër koronavirusit të ri, kanë rekomandim shëndetësor se janë rikuperuar kohët e fundit nga infeksioni, ose që janë testuar negativ nga virusi.

Sipas raportit, informacioni do të ruhet në një kod QR të lidhur me një sistem të përbashkët.

Plani është që certifikatat të aplikohen jo më vonë nga qershori dhe kjo të sigurojë lirinë e udhëtimit gjatë stinës turistike.

Vendet e tjera që kanë rënë dakord për Covid-pasaportat janë Austria, Kroacia, Qiproja, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Malta, Portugalia, Sllovenia dhe Spanja dhe Bullgaria.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.