Ulja e rasteve me COVID, Skënder Brataj flet per tjeter lehtësim masash: Çfarë pritet për zgjedhje

752
0

Prej ditës së djeshme në vendin tone kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër covid, që do të thotë më shumë liri për qytetarët, pasi orari i lëvizjes është zgjatur me dy orë.

Sipas masave të marra nga Komiteti Teknik, bazuar mbi përmirësimin e situatës epidemiologjike, mbetet në fuqia ndalimi i daljes nga 22:00 e mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit.

Shefi i urgjencës, Skënder Brataj thotë se mund të kemi përsëri lehtësim masash në javët e ardhshme. Brataj thotë se ditën e zgjedhjeve do ketë grumbullime, por nëse respektohen masat rreziku është minimal.

“Mund të ketë lirim masash edhe në javët e ardhshme. Zbatimi i masave, që do të jenë në organizimin e qendrave të votimit nuk mendoj se do të rrisin rrezikun e rritjes së infeksioneve. Ndoshta do të ketë një rritje në fund të muajit, por nuk do të jetë në asnjë mënyrë si vala e parë dhe e dytë që kaluam”, ka deklaruar Brataj.

Brataj thotë se për shkak të fushatës elektorale deri tani, në disa fshatra ku nuk ka pasur raste me covid, është rritur numri i infektimeve.