“Vëllau si shkau”, Roberti i përgjigjet deklaratës së Patrisit, flet edhe për Tunën

592
0

Vijojnë të jenë të tensionuara marrëdhëniet në familjen e famshme Berisha, ku prej kohësh Roberti dhe Patrisi duket se kanë debatuar ashpër mes tyre për shkak të Tunës, bashkëshortes së Patrisit.

Tek Xing me Ermalin, duke folur për marrëdhëniet mes të dyve, Patrisi përmendi një shprehje të vjetër kosovare “vëllau si shkjau”, duke lënë të nënkuptohet se ai shikon në derë e brenda dhe nuk përzihet me të tjerët.

Por, sot, krejt i kundërt ka qenë qëndrimi i Robertit në lidhje me deklaratën e Patrisit. Në Report TV ai është shprehur se i vëllai është djalë shumë pozitiv e uron ta shohë atë dhe familjen e tij gjithë jetës mirë.

Roberti ka thënë:

Janë disa thënie të këtij lloji në Kosovë dhe e kam menduar si shaka duke qenë se e njoh Patrisin shumë mirë, është çun shumë i mirë dhe pozitiv. Patrisi e tha atë që duhet me thënë. Mua mu dukën shumë mirë aty dhe shpresoj që ti shoh gjithë jetës mirë. Secili ka familjen e vet”.

'Vëllau si shkjau', Robert Berisha i përgjigjet Patrisit dhe Tunës

Pyetjes nëse është mërzitur apo jo nga fjalët e vëllait të tij, Roberti i përgjigjet me “jo”, por sipas tij brenda familjes së Berishajve të gjithë e dinë se çfarë ka bërë ai për familjen e për vëllain.

Më tej këngëtari vijoi:

Jo, unë e di të vërtetën, e di sa jemi të lidhur ne familjarisht brenda shtëpisë së Berishajve. Nuk është puna që e kemi përjashtuar Tunën, por siç tha dhe Patrisi, brenda Berishajve të gjithë e dinë, janë disa komente në youtube, ka dokumente.
Nuk kënaqem prej komenteve sepse mua më duken shumë të mirë, por ka ca komente të njerëzve që më njohin mua më herët dhe e dinë çfarë kam bërë për familjen, për vëllain, që duhet ta bëjë secili për familjen e vet.
E vërteta gjithmonë del. Unë besoj që i kemi dhënë fund me të gjitha këto. Ndoshta edhe unë kam bërë gabim, por unë iu uroj shumë sukses, shëndet çunit të tyre dhe besoj që me këto i mbyllim të gjitha këto muhabete”.