Profesori grek i mbyll gojën të madh e të vogli: Isha në Bularat, asnjë flamur grek s’është ulur. Sjellja e policisë shqiptare, perfekte!

619
0

Profesori grek i histoprisë, Antonis Liakos, ka befasuar me deklaratën e tij për ekzekutimin e ekstremistit, duke ju mbyllur gojën të gjithë shtetasve grekë.

Efsyn.gr ka sjellë dëshminë e profesorit Liakos, i cili është shprehur se gjatë ceremonisë në nderim të ushtarëve të rënë nuk ka pasur asnjë problem. Asnjë flamur grek nuk është prekur.

Profesor Liakos është shprehur se para ceremonisë një i ri minoritar kishte bllokuar qendrën kulturore të fshatit duke qëlluar me kallashnikov, policia shqiptare ndërhyri dhe e dëboi nga fshati dhe ai i largua maleve. Policia e ndoqi me helikopterë dhe i bëri thirrje të dorëzohej, por ai mesa duket nuk u bind dhe në shkëmbim zjarri e vranë.

Profesori grek që ishte i pranishëm në fshatin Bularat ka theksuar se asnjë flamur grek nuk është ulur dhe nga pala e shtetit shqiptar sjellja dhe masat e sigurisë kanë qenë perfekte.