5.5 C
Tirana

Vëllai e nxori nga shtëpia, jeton i vetëm në një barakë, banorët e zonës e mbajnë me bukë

Date:

Share:

Jemi vend i vogël por me histori që përçojnë emocione të mëdha, ku ndër to bën pjesë edhe rrëfimi i 63-vjeçarit nga Berati, Yzedin Tare.

Yzedini nga fshati Starova jeton në një barake në fshat, pasi është braktisur nga i vëllai. Mbi të gjitha 32-vjeçari nuk asnjë mundësi për t’u ushqyer dhe është invalid nga duart e këmbët. Për këtë arsye ai bën apel për ndihmë.

Yzedin Tare është braktisur para 3-vjetësh nga familjarët të cilët e nxorën mes katër rrugëve.

Në një kronikë nga “Faxweb”, bëhet me dije se pasi 63-vjeçari endej rrugëve të fshatit duke lypur për të ngrënë e duke fjetur jashtë,prej një viti ai është strehuar nga banorët e fshatit në një barakë, ku nuk ka asgjë, përveçse një krevati ku ai fle. Në pamundësi për të lëvizur për shkak të sëmundjes që i ka paralizuar më shumë se gjysmën e trupit, ai nuk është më i aftë për asgjë. Yzedin Tare shprehet se, ka një vit që jeton në një barakë që ja kanë siguruar banorët e fshatit Starovë.

Ai pohon se,nuk lëviz dot fare por vetëm tërhiqet zvarrë pasi 1-vit më parë i është këputur edhe gjuri i këmbës së djathtë. Tare bën apel për ndihmë pasi nuk ka as strehim dhe as mundësi ekonomike për tu ushqyer, ndërkohë që 67 mijë lekë (të vjetra) që merr si pension invaliditeti nuk i dalin as për ilaçet që merr e që i nevojiten për të pushuar dhimbjet.

Ai shprehet se, pas vdekjes së nënës dhe babait, vëllai e dëboi nga shtëpia dhe për vite me radhë flinte rrugëve të fshatit, duke lypur për të ngrëne. Tare kërkon ndihmë nga shteti që ta strehojë në ndonjë azil apo qëndër për persona invalidë si ai pasi në kushtet në të cilat ndodhet nuk mund ti shërbejë dot vetes.

Kryetari i veteranëve të fshatit,Kadri Plaku, është një prej shumë banorëve të fshatit Starovë që e ndihmon Yzedinin me ushqim e veshmbathje. Ai shprehet se, gjendja e tij është shumë e rëndë dhe e mjerueshme pasi ai është sakat nga këmba dhe dora dhe nuk ka mundësi ti shërbejë vetes.

Plaku pohon se, 63-vjeçari jeton i vetëm në një barakë dhe banorët e zonës e mbajnë me bukë dhe ushqim, ndërkohë që askush nuk merr përsipër ta lajë e ta ndërrojë atë. Ai kërkon që shteti të marri masat për këtë të moshuar të sëmurë që jeton në kushte të mjerueshme, në një barakë, pa ushqim e ujë.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

U votua në parlamentin italian, si do të veprohet me pensionet e shqiptarëve në Itali

Admirim Sada tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka një muaj që ka ardhur në Shqipëri për të mbledhur vitet e punës...

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.