Bën ekon e gjirit, Aurela Gaçe përlot me fjalët: Dua të shoh vajzat e mia të rriten

2546
0

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe e ka nisur muajin  me një kontroll klinik të gjirit, duke qenë se muaji kaluar ishte muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Aurela ka postuar një foto nga klinika dhe shkruan ato fjalë të cilat i mendon çdo femër, çdo nënë kur shkon të bëjë ekon.

“Sa here vij per eko gjiri, eshte gjithmone nje frike qe me shoqeron. E bëj sepse duhet ta bëj, sidomos tani qe kam nje detyre me te rendesishme , te rris femijet qe solla ne jete. E shtyj per disa jave,por mendjen e kam aty.Te pakten per 1 vit ,tani mendja ime u çlirua nga mendimet qe kaplojne çdo grua.E dua veten por mbi te gjitha tani dua aq shume te shoh vajzat e mija te rriten e une te jem prane tyre. ..prandaj kontrrollet e shendetit i bej rregullisht. Eshte me mire ta luftojme dicka nese eshte aty, sesa te kemi frike te degjojme te verteten e te flemë me të… Zbulimi i hershëm, na ndihmon t’ja kepusim kokën bishes se keqe”, shkruan Aurela.