Vdes 5 vjeçarja, doktori nuk e vizitoi se ishte 10 minuta me vonesë

452
0

Mjeku nuk e vizitoi sepse ishte disa minuta me vonesë por pesëvjeçarja me astmë ka ndërruar jetë disa orë më vonë.
Është ky rasti që ka “ngritur në këmbë” mbarë Britaninë, ndërkohë që autoritet kanë dënuar papërgjegjshmërinë e doktorit.

Vogëlushja me astmë nuk u pranua në konsultë sepse ishte 10 minuta me vonese dhe vdiq po atë natë, pas një bllokimi të rëndë të rrugëve të frymëmarrjes.

Sipas hetimeve, Ellie-May Clark do të ishte shëndoshë e mirë nëse do të kishte marrë mjekimet e nevojshme po atë ditë, por mjeku nuk e priti duke deklaruar se do të përgatitej për një operacion.

Nëna e vogëlushes, Shanice Clark, deklaroi se vajza e saj filloi të përkeqësohej dhe se nuk e kishte dërguar në kopësh prej disa javësh, mes frikës se mund të pësonte një krizë astme.