Vdekje misterioze e agjentit shqiptar të FBI në Tiranë, cilat ishin dosjet e rënda që kishte në dorë?

632
0

Hamdi Kosturi ishte një shqiptar i mirë, një profesionist i zoti i FBI amerikane. Që fati e solli që pas përpjekjeve të shumta për të shkuar në SHBA për një jetë më të mirë, të ndahej nga jeta në atdhe.

Ishte 39 vjeç dhe mund të quhet pa frikë një nga shqiptarët që na ka bërë krenarë.

Hamdi Kosturi, kishte emigruar për në SHBA në vitet 1999-2000, dhe mes përpjekjeve të shumta për të vazhduar një jetë më të mirë larg atdheut të ri, Kosturi arriti të merrte pasaportën dhe më tej të futet në FBI.

Pak kohë kaloi ai u bë agjent special, dhe rreth dy javë më parë, publiku shqiptar e pa teksa ishte radhitur përkrah njerëzve që hetuan e zbuluan 7 grupe të strukturuara kriminale në shtete të ndryshme, të cilat kishin kontrabanduar rreth 1 mijë shqiptarë në drejtim të Mbretërisë së bashkuar, SHBA-ve dhe Kanadasë.

Por një javë pas këtij operacioni mjaft të suksesshëm, 39-vjeçari Hamdi Kosturi është ndarë nga jeta. Por pikërisht një javë pas këtij aksioni mësohet se ai ka pësuar infarkt në shtëpinë ku jeton në Tiranë.

Ai ishte me origjinë nga Fushë-Kruja. Një hetues mjaft i zoti që koordinoi punën mes policinë shqiptare dhe që solli finalizimin me sukses të mega-operacionit të koduar “One If – By Land”.

Duke hedhur në rrjetën e policisë shqiptare shumë shkelës të ligjit, që trafikonin qenie njerëzore në SHBA, Kanada por dhe në Britani.

Përfshirë dhe trafikun e “mishit të bardhë”. Duke i sjellë këtyre bandave miliona euro humbje. Kosturi ishte kryesori në këtë aksion, që çoi në zbulimin e shtatë grupeve të strukturuara kriminale. Dhe një javë më pas gjen vdekjen.

Një vdekje misterioze, ndonëse versioni fillestar është vdekje nga ataku kardiak. Dhe pikërisht sot, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu lëshon akuzën e fortë ndaj politikës shqiptare. Donald Lu, ka kërkuar arrestimin dhe dënimin maksimal për të gjithë trafikantët e qenieve njerëzore.

Kryediplomati amerikan madje tha se ndjen neveri që disa drejtues të votuar të vendit tonë, kanë shitur vajza të pafajshme në skllavëri.

“Ndiej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vende të tjera nga rajoni kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

Një akuzë e fortë dhe e partikuluar më parë nga asnjë prej përfaqësuesve diplomatikë në Shqipëri. As nga ambasadorët amerikanë që kanë ardhur në Shqipëri, madje as nga vetë Donald Lu.

Pikërisht një javë pas aksionit ku u vunë në pranga 7 grupe të strukturuara kriminale të trafikut të qenieve njerëzore. Dhe në momentin kur agjenti shqiptar nga Fushë Kruja e FBI Hamdi Kosturi ishte ndarë nga jeta dhe i ishte dorëzuar përjetësisë. Duke i shërbyer vendit që e kërkoi aq shumë të ishte shtetas i saj, SHBA-së, dhe duke shërbyer në vendin që e deshi aq shumë por që ishte i detyruar ta linte, Shqipërisë.

Pas kësaj vdekjeje misterioze, vetëvetishëm lind pyetje: Çfarë po ndodh?! Pyetje që del dhe nga fakti që Kosturi ishte agjent special i Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA në Tiranë.

(Shërbimi Diplomatik i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara (DSS ose DS), është forca federale e zbatimit të ligjit dhe e sigurisë e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara. DSS është organizata udhëheqëse amerikane e zbatimit të ligjit jashtë vendit.

Detyrat e Agjentëve Specialë të DSS-së, përfshijnë mbrojtjen e misioneve diplomatike të ShBA-ve, diplomatëve të ShBA-ve dhe vizitat e personaliteteve të huaja, kryerjen e hetimeve kriminale kundër falsifikimit të vizave e pasaportave, kundër-terrorizmit dhe kundërzbulimit brenda dhe jashtë vendit. Çfarë çështje tjetër kishte në dorë Kosturi, që mund të trondiste krimin në Shqipëri?! Ndoshta dhe politikën?!/Pamfleti.com