Akuza e tmerrshme e Donald Lu: Disa politikanë të vendit kanë shitur vajza, ndjej neveri

Ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka kërkuar arrestimin dhe dënimin maksimal për të gjithë trafikantët e qenieve njerëzore.

Përmes një deklarate të fortë, kryediplomati amerikan tha se ndjen neveri që disa drejtues të votuar të vendit tonë, kanë shitur vajza të pafajshme në skllavëri.

Nje deklarate e forte dhe akuze e tmerrshme ne drejtim te politikes shqiptare.

“Ndiej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vende të tjera nga rajoni kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri.

Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”, deklaroi ambasadori i SHBA ne Tirane.

Më tej, ambasadori Donald Lu i ka bërë një thirrje të fortë qeverisë shqiptare lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore. Donald Lu i ka kërkuar qeverisë të dorëzojë me urgjencë fondet për gratë dhe fëmijët që bien viktima të trafikimit.

Në konferencën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kryediplomati amerikan tha se do të krijohet një rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ku qëllimi është jo vetëm strehimi i këtyre ‘viktimave’, por edhe që ata të kenë siguri dhe vetëbesim.

Rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit. Qëllimi afatgjatë nuk është vetëm vendosja e viktimave në strehë, por që ato të kenë siguri dhe vetëbesim.

U bëjmë thirrje qeverive të rajonit, por veçanërisht Shqipërisë, të ofrojnë fonde për strehimin e grave dhe fëmijëve të trafikuar.

Këtu ka nevojë që qeveria jo vetëm të angazhohet politikisht për të siguruar financim, por të dorëzojë fonde pa vonesë për gratë dhe fëmijëve që janë viktima të trafikut”, deklaroi Lu.

- Advertisement -

Burri braktis bashkeshorten e tij me 2 fëmijët pasi ajo diagnostikohet me kancer

Studimet e fundit tregojnë se një nga shkaqet që ndahen ciftet eshte kur nje partner vuan nga nje semundje e rendë. Nje nene 48 vjecare...

E pabesueshme: Peshkatari Shpëtohet i Gjallë pas 94 Ditësh në Oqean, Mbijetoi me Buburreca dhe Ujë Shiu!

Një peshkatar 61-vjeçar nga Peruja, Máximo Napa, është shpëtuar i gjallë në ujërat ndërkombëtare pas 94 ditësh në det të hapur. Anija ekuadoriane që...

Tronditëse/ Shpëton pas 3 muajsh pengmarrje 27-vjeçarja, u torturua dhe përdhunua, 40 vjeçari në kërkim

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Republikën Çeke, ku një 27-vjeçare raportohet se u mbajt peng dhe u përdhunua për 3 muaj. Sipas mediave të...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.