Vdekje e papritur e yllit të muzikës, shokohen të gjithë

806
0

DJ i famshëm suedez Avicii ka ndërruar jetë.

Ylli, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, ka vdekur në moshën 28- vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga menaxheri i Aviciit të premten pasdite.

Në një deklaratë thuhet: “Me pikëllim të thellë ne shpallim humbjen e Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii.

Ai u gjet i vdekur në Muscat, Oman këtë të premte pasdite më kohën lokale, 20 prill.

Familja është e shkatërruar dhe ne i kërkojmë të gjithëve që të respektojnë dëshirën e tyre për privatësi në këtë moment të vështirë”.

Muzikanti ishte i njohur për hite të tilla si “Wake Me Up” dhe “Hey Brother”.

Avicii ishte tërhequr nga shfaqjet “live” në vitin 2016, duke përmendur arsye shëndetësore.

Ylli kishte vuajtur nga probleme shëndetësore për disa vjet, duke përfshirë pankreatin akut, pjesërisht për shkak të pijes së tepërt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.