Vdekje e dhimbshme për një djalë në Tiranë

632
0

Një djalë në moshë të re, ka humbur jetën në mënyrë të dhimbshme në Tiranë, këtv të mërkurë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Teodor Keko”, ku viktima është një 28-vjeçar.

Më konkretisht, 28-vjeçari E.P., banues në Kamëz, ka qenë duke transportuar disa hekura, në momentin që humbi jetën.

Kjo pasi shufrat e hekurit kanë takuar në telat e korrentit dhe për pasojë i riu ka gjetur vdekjen.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim.