Momenti më epik në Kuvend/ Paloka shkul televizorin nga vendi për të goditur Ramën.. (Video)

538
0

Seanca plenare e ditës sotme mund të konsiderohet padyshim një ndër më të pazakontat.

Duke rikujtuar tensionet e shumta midis deputetëve opozitarë dhe kundërpërgjigjeve të Bushatit, një ndër momentet më epike ka qenë kur deputeti i PD Edi Paloka ka shkulur nga vendi televizorin dhe e ka mbajtur në dorë duke tentuar t’ia hedhë Ramës.

Ai ka ecur me televizorin në dorë duke çarë mes turmës së deputetëve dhe duke i drejtuar dorën Ramës në poltron.

Paloka së bashku me Nokën dhe Klevis Balliun janë disa prej deputetëve nga radhët e PD që janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi.

Rikujtojmë se Noka dhe Balliu hodhën miell në drejtim të kryeministrit Rama dhe ministrave të tij duke marrë si kundërpërgjigje një lagie me ujë nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, gjë që tensionoi akoma edhe më shumë situatën.