Varianti Delta do të mbajë mbyllur shkollat? Ministrja Kushi zbulon se çfarë do të ndodhë me 1 shtator

1435
0

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar diten e sotme disa foto nga procesi për përgatitjen e klasave dhe ambienteve shkollorë për vitin e ri akademik.

Kushi bën me dije se të gjithë shkollat do të jenë gati më 1 shtator për të pritur nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues, duke nënkuptuar se mësimi nuk do të bëhet më online, ashtu sikurse u zhvillua vitin që shkoi.   

“Mirënjohje për punonjësit e njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilët tashmë kanë filluar rregullimin e mjediseve të brendshme e të jashtme të shkollave tona, lyerjen, dezinfektimin, e plot punë të tjera në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më datë 1 shtator për nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues”, shkruan Kushi./shqiptari.net/