Varfëria në Itali është në kulmin e të gjitha kohërave, ja cfarë thotë raporti i fundit: një në dhjetë banorë..

705
0

Varfëria aktuale në Itali është në kulmin e të gjitha kohërave dhe duhet kuptuar si një fenomen strukturor i vendit. Kjo theksohet nga raporti statistikor i Caritas-it Italian ‘Poverty 2024’. Vlerësimet paraprake të Istat-it të publikuara marsin e kaluar, dhe duke iu referuar vitit 2023, dëshmojnë se 9.8% e popullsisë, një banor në dhjetë, jeton në një gjendje varfërie absolute.

Për sa i përket, veçanërisht të moshuarve, në vitin 2023 Caritas-i mbështeti 35.875 të moshuar, të barabartë me 13.4% të totalit të atyre që kanë kërkuar ndihmë sociale. Gjatë viteve të fundit ka pasur një rritje të qartë të peshës së të moshuarve e cila shkoi nga 7.7% në 2015-ën në mbi 13% në 2023-shin.

Gjithashtu numri i të pastrehëve po rritet. Në vitin 2023, të pastrehët e mbështetur nga rrjeti i Caritas-it ishin 34.554, që korrespondojnë me 19.2% të totalit. Vlera po rritet si në terma absolut ashtu edhe në përqindje: në vitin 2022 ishin 27.877, baraz me 16.9% të totalit, pra 6.677 të pastrehë më shumë krahasuar me 2022-shin dhe mbi 10.500 në krahasim me 2021-shin.

Në përgjithësi incidenca e personave të huaj bie në 57.0% nga 59.6%) edhe për shkak të zhdukjes së pranisë ukrainase në vend. Për sa i përket profilit të atyre që kërkojnë ndihmë, Raporti shpjegon se gratë – 51.5% dhe burrat – 48.5% kërkojnë ndihmë. Mosha mesatare është 47.2 vjeç.

I lindur dhe rritur në një familje të varfër – vëren Caritas – mund të jetë në fakt preludi i një të ardhmeje dhe një jete të karakterizuar në tërësinë e saj nga gjendje privimi dhe varfërie, gjithashtu për shkak të lidhjes që ekziston midis varfërisë ekonomike dhe varfërisë arsimore.

Midis atyre që ndihmohen nga Caritas dominojnë personat me diplomë të shkollës së mesme të ulët, të cilët përbëjnë 44.3% atyre që kanë vetëm një diplomë të shkollës fillore 16.1% dhe përqindja e atyre pa kualifikime arsimore ose që janë analfabete.

Dorina Kurtaj/ SCAN