Valbona Selimllari flet për herë te parë për tre fëmijët: Nuk i lë të bëjnë qejf..

501
0

Ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari, prej kohësh ka qenë një ndër personazhet më të dashur për publikun jeta e së cilës është gjithmonë e komentuar nga mediat dhe nga publiku. Mbrëmjen e djeshme, Valbona ka qenë e ftuar në emisionin “Tempora” në ‘Ora News’ ku ka folur më shumë për jetën e saj por edhe për emisionin e saj të re.

Emisioni i ri i Valbonës prej kohësh ka nisur emisionin e saj në ‘Ora News’ ku i vjen në ndihmë njerëzve në nevojë, duke i ndihmuar me ushqim veshje, banesë dhe punë.

Ndërkohë ajo ka folur dhe për marrëdhënien e veçantë me tre fëmijët, ku ndryshe nga ç’duket ajo në fakt është një nënë shumë e rreptë.

“Fëmijët e mi dua ta shikojnë emisionin për një arsye, sepse dua ta kuptojnë. Të rinjtë e sotëm që rriten me të gjitha kushtet shpesh herë harrojnë t’i vendosin pikat tek vlerat e duhura. Unë mundohem shumë që fëmijët e mi fillimisht të jenë njerëz të mirë. Unë mundohem të jem një shoqe e mirë, por e kuptojë që shumë herë nuk jam dhe aq e mirë. Jam një mami e rreptë dhe shpesh herë marr edhe të shara. Ata mërziten me mua më shajnë edhe u them: ‘Preferojë të më shani të më merrni inat të mos më doni, nëse s’doni të më doni, por dua që nesër të më falenderoni. Se nëse ju lë të bëni qejf sot dhe nesër do më fajësoni mua e do më thoni: ‘ti na ke lënë ashtu.’, ka përfunduar Valbona.