Mbrojti mos prishjen e shtëpisë së saj te Petro Nini, policja sot del tu prishë shtëpite banorëve te Bregu i Lumit (VIDEO)

507
0

Efektivja e Shqiponjave Blerta Dervishi, e cila pak javë më parë preku zemrat e të gjithëve me rezistencën për mbrojtjen e banesës së saj në zonën e Petro Ninit, sot është vënë në një situatë aspak të favorshme.

E rikthyer në punë pas pezullimit që zgjati vetëm për disa ditë, sot ajo ka qenë në anën e kundërt, duke u përplasur me banorët që mbrojnë banesat e tyre në zonën e Bregut të Lumit, duke ‘’harruar” atë që bëri vetë, vetëm disa javë më parë.

Megjithëse në krye të detyrës, Dervishi tregon një lloj ndjeshmërie ndaj protestuesve dhe nuk ka ndërhyrë me forcë.

Në videon e mëposhtme, Dervishi shihet e vënë përballë banorëve, të cilët janë jo pak të irrituar. Deri më tani janë prishur 3 banesa në zonën e bregut të lumit, ndërsa banorët janë gjetur të papërgatitur për këtë që po u ndodh.

Ndryshimi mes situatës së Dervishit dhe atyre te Bregu Lumit është i madh, pasi këta të fundit nuk e kanë problemin me individë apo biznesmenë, po me vetë shtetin që nuk iu legalizoi banesat për vite me radhë dhe tani i hedh në rrugë pa iu dhënë asnjë shpronësim.