Vala e të nxehtit që përfshiu Evropën qëndrore, zbret në Ballkan, temperatura deri 41 gradë

555
0

Vala e të nxehtit që përfshiu Europën Qendrore dhe që shkaktoi temperatura rekord në Francë e Gjermani, do të zhvendoset më në jug drejt Ballkanit.

Sipas parashikuesve të motit, temperaturat do të qëndrojnë në vlerat 35-38 gradë celsius deri të premten por ndërkohë pritet që në pjesët qendrore të Ballkanit vlerat maksimale do të shkojnë deri në 41 gradë.

Deri tani temperaturat ekstreme kanë zjarre dhe viktima. Në Greqi, qyteti bregdetar i Kalyvia, në jug të Athinës, duhej të evakuohej pasi një zjarr i madh I shoqëruar me erëra të forta, kërcënoi jetën e banorëve. Vala e nxehtësisë ka shkaktuar gjithashtu zjarre në Itali, Spanjë dhe Kroaci këtë javë.

Në Itali gjithashtu janë rritur me 15 për qind në emergjencat spitalore dhe në 26 qytete të mëdha është dhënë alarmi maksimal nga Ministria e Shëndetësisë.

Fermerët po llogarisin kostot, pasi thatësira pritet të zgjasë dhe meteorologët parashikojnë që moti i nxehtë të vazhdojë edhe për një javë.

Në Prishtinë autoritetet raportojnë rreth 4 mijë thirrje për probleme shëndetësore të shkaktuara nga vapa, vetëm javën e fundit.

Rumania ka aktivizuar ‘alarmin e kuq’ pasi meteorologët kanë parashikuar temperatura 42 gradë në disa pjesë të vendit.

Shakak për këtë valë të nxehti janë bërë erërat e ngrohta e të thatë që vijnë nga Afrika. /Opinion.al