Me këmbët lart në makinën zyrtare, shkarkohet nga detyra zv.ministri shqiptar

1311
0

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë Shukri Maxhuni. Motivacioni i këtij shkarkimi është paksa i pazakontë.

Një ditë më parë, Maxhuni gjatë një udhëtimi me makinën zyrtare, është fotografuar teksa mbante këmbët lart në xhamin e përparmë të makinës.

Ky veprim i tij ngjalli reagime dhe kritika të shumta. Ka qenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë atë nga posti për sjellje të pahijshme.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.