Vaksinimi me detyrim, sektori i radhës mund të jetë “Call Center”

69
0

Vaksinimi me detyrim kundër Covid-19 mund të shtrihet së shpejti edhe në sektorin Call-Center. Kjo do të bënte që pas një viti e gjysmë pune nga shtëpia, rreth 22 mijë të punësuarit në këtë sektor mund të riktheheshin fizikisht në salla.

Ilir Xhemalaj, kryetar i Sindikatës Kombëtare të Operatorëve Telefonikë, teksa pohon se aktualisht nuk ka asnjë Call Center që detyron kryerjen e vaksinës, thotë se sinjalet që çojnë drejt imunizimit të detyruar të punonjësve nuk mungojnë.

Për Xhemalajn, tashmë ka ardhur koha që punonjësit t’i rikthehen punës fizike në Call-Centera por një mendim paksa ndryshe kanë të punësuarit në këtë sektor.

Të punuarit në ambiente të përbashkëta, shpeshherë me mungesë distance, është një tjetër arsye që ngjall skepticizëm për rikthim fizik në salla.

Sipas të dhënave të pohuara edhe nga Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonikë, rreth 95% e punonjësve në sektorin Call-Center vijojnë të punojnë nga shtëpia.