Vak sina të skaduara? Manastirliu: U ka kaluar afati, por pa merak janë të sigurta

Ministria e Shëndetësisë reagoi të shtunën, pas denoncimit të kryetarit të PD, Sali Berisha, se vaksinat anti-COVID ishin të skaduara dhe po u injektoheshin qytetarëve.

Në deklaratën e shpërndarë në llogarinë e Facebook të ministres Ogerta Manastirliut, pranohet se vaksinave u ka tejkaluar afati, por duke shtuar se ato janë të sigurta dhe të cerfikuara nga FDA dhe EMA.

Po sipas saj, vendimi për shtyrjën e afatit është bërë për të gjitha shtetet nga kompania Pfizer/BionTech sipas një kalendari që lidhët me kohën e prodhimit të vaksinave.

“Vaksinat janë të sigurta dhe të çertifikuara nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave, FDA dhe EMA. Shtyrja e afatit të vaksinave sipas një kalendari që lidhet me kohën e prodhimit është bërë për të gjithë shtetet e botës nga kompania Pfizer/BionTech dhe është miratuar nga FDA dhe EMA. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e përpjekjeve dezinformuese që synojnë ta përdorin shëndetin e tyre për politikën e ditës, por t’u referohen vetëm institucioneve që kanë përgjegjësinë të mbrojnë shëndetin e tyre”, thotë Manastirliu.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka shkruar në denoncimin e tij se është informuar nga një mjek, se janë urdhëruar nga Ministria e Shëndetësisë të vazhdojnë vaksinimin e popullsisë me dozat e Pfizer, të cilat në fakt skadojnë në korrik.

- Advertisement -

“Zgjimi i Lulit”/ Nuk kanë fund replikat mes Ramës dhe Bashës: Kur ishim bashkë deri në mesnatë…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit postoi një video- mesazh për të. Rama ironizon Bashën për renditjen në...

Vajza 2 vjecare del në rrugë, babai i saj hidhet poshtë makinës për ta shpëtuar

Një moment pakujdesie mund të ishte shndërruar në tragjedi në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se një 42-vjeçar është përplasur nga një makinë...

Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, dalin fotot e tre të rinjve që humbën jetën

Katër të rinj  Enejd Laçi, 25 vjeç dhe Erildi Laçi 20 vjeç (vëllezër), Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç humbën jetën...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.