«Vajza ime është e bukur , mjaft më kërkuat ta fsheh», mesazhi prekës i mamasë së vajzës me nishanin e rrallë

‘’Kur e mora për herë të parë në krahët e mi, nuk mund t’u besoja syve. Ishte hera e tretë që sillja në jetë një fëmijë, dhe sigurisht që emocionet e atij momenti janë të papërsëritshme, megjithatë tanimë isha më e përgatitur se ç’duhej të bëja, dhe si duhet të përkujdesesha për të, por me Natalie ishte komplet ndryshe. Edhe pse nuk e kisha marrë akoma veten nga lindja me prerje cezariane, doja që ta shihja, ndonëse infermieret më paralajmëruan se nuk ishte akoma momenti.’’

Kështu e nis rrëfimin e saj Lacey Jackson, e cila ka ndarë së fundmi historinë e vajzës së saj 1-vjeçare, e lindur me një shenjë të zezë që i mbulon thuajse 1/3-ën e fytyrës. Për mamanë nga Dakota e Jugut, përballja me njollën e madhe nuk ishte e lehtë, aq më tepër pasi ajo dyshonte se diçka kishte shkuar keq gjatë shtazënisë. Menjëherë Natalie iu nënshtrua rezonancës magnetike dhe kontrolleve të specializuara të lëkurës, por mjekët i siguruan të dy prindërit që ajo nuk kishte asnjë problem, madje nuk paraqiste asnjë rrezik për të ardhmen.

‘’Kur djemtë, Elliott 7 vjeç dhe Devin 4 vjeç, e panë për herë të parë menduan se ajo ngjante me Batman, dhe në këtë momente Natalie u bë heroina e familjes sonë. Të shumtë janë ata që e paragjykojnë, madje një mama në grupin e prindërve të Elliott më tha se nuk duhe ta ekspozoja më në rrjete sociale.”-vijon ajo.

 ”Vajza ime është e bukur ashtu siç është. Është e bukur sepse është ndryshe, nuk ka fëmijë të shëmtuar. Ka thjesht fëmijë që kanë nevojë për dashuri, strehim, të ushqehen shëndetshëm, të rriten larg frymës së ndjerit anormal/anormale, fëmijë që kanë nevojë të edukohen mirë, të jenë socialë dhe të duan e t’i duam. Vajza ime është e bukur dhe këtë nuk e mohon dot njeri.”-përfundon ajo.

- Advertisement -

Sferat misterioze në Kazakistan/ Askush nuk e di origjinën dhe qëllimin e tyre. Cfarë thonë shkencëtarët?

Në Kazakistanin Perëndimor shtrihet një zonë që nuk ngjan me asnjë vend tjetër në Tokë – Lugina e Topave . E njohur në vend...

Pse nuk duhet t’i hiqni kurrë këpucët dhe çorapet në avion? Arsyeja nuk është ajo që po mendoni..

Rehatia është çelësi kur udhëtojmë me avion. Megjithatë, ekziston një veshje që një stjuardesë rekomandon ta shmangim kur planifikojmë një fluturim. Zakonisht, veshja që zgjedhin shumica...

Autostradat ndriçojnë në errësirë, ky shtet përdor bojë fluoreshente për vijat ndarëse në rrugë

Kompania australiane Tarmac Linemarking ka postuar në Facebook një video të një rruge me sinjalistikë horizontale që mund të ndriçohet në errësirë. Gati 10,000...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.