Basha: PD vendosi, nisim procedurat për djegien e mandateve (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi për mediat nga selia blu se me vendim unanim, deputetët demokratë do të djegin mandatet e tyre.

Sipas Bashës, ky vendim ka ardhur si pasojë e gjendjes së emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi, regjimit shtypës të Edi Ramës, aferat korruptive, kriminale dhe jo vetëm.

“Duke pasur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi për shkak të kapjes së kësaj qeveri në flagrancë duke vjedhur votat e qyt shqiptarë, për shkak të kapjes në afera flagrante korruptive dhe kriminale, eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë, kapje së së drejtësisë, paralizës së shtetit, shtypjes së të drejtave të njeriut që kanë shkaktuar një situatë të pa precedentë të krizës politike dhe gjendjes katastrofale të mjerimit sociale, duke mbështetur propozimet e opozitës, për një qeveri tranzitore, vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të PD-së në Kuvendin e dalë me votat e krimit e mafies në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017. Grupi i PD autorizoi kreun e PD-së të ndjekë hapat e mëtejshëm”, tha Basha.

- Advertisement -

Listat e kandidatëve të PD, ja emrat e sigurtë

Kryetari i PD Lulzim Basha, ka 2 ditë kohë për të mbyllur listën e kandidatëve me të cilët opozita do të kërkojë fitoren në...

Rudina Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari i ka dhënë fund dilemës se për cilen parti do te kandidoje në zgjedhjet e 25 prillit,...

A do te rikthehet Jozefina Topalli? Ja lista e kandidatëve për deputetë në Shkodër

Demokratët e Qarkut të Shkdorës do të votojnë diten e mërkurë për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.