Vajza e Xhevdet Ferit tregon të vërtetën e ndarjes nga jeta të aktorit dhe pse s’pranoi homazhe publike: Dy fjalë në ditën më të zezë të jetës sime dhe mamit

4307
0

Vajza e Xhevdet Ferit, aktorit të madh që u shua dy ditë më parë në moshën 59-vjeçare ka gjetur forcën që të sqarojë për publikun se cili ishte shkaku i ndarjes nga jeta e të atit.

Në një reagim në rrjetet sociale, ndërsa e cilëson si ditën më të zezë të saj dhe të ëmës, Bora sqaron se shkaki i vdekjes ishte një insuficiencë e rëndë pulmonare.

Po ashtu, vajza e vetme e aktorit tregon edhe shkakun pse familja nuk pranoi homazhe publike.

Reagim:

Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit….

1. Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve, dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin, qofshin ata te aferm apo te larget. Ne pamundesi per t’ju falenderuar nje nga nje, ju lutem pranoni keto falenderime publike.

2. Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit, duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.

3. Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta te babit, per efekt qartesie te informacionit. Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje semundje te rende, te cilen e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulmonare, te cilen nuk mundi ta mposhtte. Falenderime per ekipet e Spitalit Amerikan 2 qe u perpoqen me gjithe forcat dhe kapacitetet e tyre per ta shpetuar. I provuam te gjitha, pa pishman!

4. Ndersa per sa i perket ceshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille. Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes – nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla. Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.

Me shume mirenjohje e perzemersi…