“Vajza e ka shtëpinë tek burri nuk i takon pasuri”, e ëma “shpërthen” ndaj të bijës

81
0

Tatjana dhe Suela kanë vijuar debatin e tyre në emisionin “E diela shqiptare” në rubrikën “Shihemi në gjyq”.

Suela kërkon pjesën e saj të pasurisë nga familja e tij, ndërsa Tatjana ngul këmbë që pasuria i takon të birit pasi sipas saj nuk do që ta ndajë objektet e pronësisë me dhëndrin.

Eni Çobani: Objekti ku ndodhet dhe për çfarë pasurie flasim?

Suela: Flasim për një objekt 2-katësh që ndodhet në qytetin e Maliqit, është ndërtuar nga nëna dhe babai im, në atë kohë ne kemi qenë të vegjël. Ai objekt është dyqan kati i parë dhe babai im i ndjerë kur e ndërtoi këtë dyqan e bëri me qëllim që ‘kjo derë është e vajzës dhe kjo është e djalit’. Ishte dëshira e tij, nuk ka lënë gjë me letra. Nuk arriti sepse sëmundja ishte e pashërueshme dhe ndodhi gjthçka shumë shpejt.

Eni Çobani: Kur ka humbur jetën bashkëshorti?

Tatjana: Ka rreth një vit dhe 3 muaj që ka humbur jetën. Po kësaj nuk i vjen rëndë që më sjell mua këtë njëherë?! Më vjen turp nga njerëzit që na shikojnë.

Suela: Mua më takon ajo.

Tatjana: Çfarë të takon ty? Asgjë nuk të takon!

Suela: Është pjesa që më la babai dhe unë atë kam.

Tatjana: Unë atë shtëpi do të ja lë djalit. Me llafe ta ka lënë babai ty?

Suela: Po, nuk arriti që të bënte dokumenta.

Tatjana: Unë atë shtëpi përderisa jetoj me djalin do të ja lë djalit, nuk do të fus dhëndrin në pjesë aty. Ti e ke shtëpinë te burri, atje e ke.

Suela: Jo moj mama se kam pjesën time unë.

Tatjana: Unë shtëpi nuk të jap sepse e kam me djalin dhe me nusen.

Suela: Mama, pjesa që më takon unë do ta marr dhe prandaj të kam sjellë këtu!

Tatjana: Unë nuk ta jap.

Suela: Për shumë kohë jam munduar që ta zgjidhim në mënyrë të paqtë, por po shikoj se veprimet e tua lënë shumë për të dëshiruar.

Tatjana: Pse të jap unë pasurinë në moshën 62 vjeçe moj çupë? Unë po dhashë pasurinë, kam dhënë pushtetin!

Ardit Gjebrea: Nuk është njësoj si djali, si vajza?

Tatjana: Vajza është e ikur nga shtëpia, e ka shtëpinë tek burri, por unë nëse do të kisha një shtëpi 4-katëshe do të thoja që këtë ia lëshoj djalit e këtë vajzës.

Suela: Po 2 katëshe e ke moj, të mjaftojnë që t’i ndash./ Tv Klan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.