Vajza 4-vjeçe kthehet në shtëpi duke qarë, Mësuesja përfundon në urgjencë nga rrahjet e nënës se vajzes, arsyeja do ju lërë pa fjalë

15013
0

Gruaja rreh mësuesen e vajzës së saj 4-vjeçe, arsyeja do ju lërë pa fjalë

Një sulm dhune është regjistruar ndaj një mësuese, këtë herë në një çerdhe, në provincën e Caserta. Mësuesja, 35 vjeçare, u sulmua nga prindërit i një vajze katër-vjeçare, sepse sipas saj ajo ishte “fajtore” për korrigjimin e një detyre drejtshkrimore të nxënëses së saj.

Pjesa e parë e historisë, siç raportohet nga Mattino zhvillohet në daljen e shkollës, kur babai i vajzës e gjeti atë me lot. Për këtë që kishte ndodhur ai kishte fajësuar mësuesen të cilën e kishte qortuar, e fyer para nxënësve dhe prindërve të tjerë.

Por duket se jo gjithçka mbaron me kaq, pasi kur ai kthehet në shtëpi, i tha gjithçka gruas së tij dhe kjo e fundit u kthye në shkollë në kërkim të mësueses.

Kur e gjeti, ajo nuk hezitoi të sulmonte atë si e tërbuar, duke e goditur disa herë kundër një muri në klasë dhe duke i përplasur kokën.

Është dashur ndërhyrja e palëve të treta për t’i dhënë fund këtij sulmi, ndërsa mësuesja u dërgua me urgjencë për mjekim me dhimbje koke të forta./