Vajza 12 vjeçare infektohet me Koronavirus, por ja cfare i ben te gjithe fshatit

547
0

Një fshat në Spanjë është futur i gjithi në karantinë, pasi një 12-vjeçare ka rezultuar pozitive me Koronavirus. Shumica e banorëve në fshat janë të moshuar dhe kjo është arsyeja pse kryetari i komunës ka ndërmarrë këtë masë të menjëhershme. Për të paktën 10 ditë banorët do të qëndrojnë të izoluar.

Nuk dihet cili ka qenë burimi i infektimit të 12 vjecares. Ndaj saj ka nisur një hetim epidemiologjik, teksa ndodhet në shtëpi e karantinuar në gjendje të mirë shëndetësore. Spanja ishte një prej vendeve më të prekura në Europë nga virusi, përkatësisht me 6.361 raste të reja infektimi që nga e premtja. Vendi tashmë ka regjistruar 278.782 të infektuar dhe 28.434 jete te humbura.