‘Duhet të fillojnë sa më shpejt’, Brataj jep njoftimin e rëndësishëm për muajt ne vijim

432
0

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë një intervistë për “Euronews Albania”. Ai është shprehur se po përgatiten për një valë tjetër, ndërkohë që në vjeshtë do të rikthehet dhe gripi stinor.

Po ashtu Brataj theksoi se përgatitjet për gripin stinor duhet të fillojnë më shpejt se sa vitet e tjera. Ai tha se personeli dhe qytetarët që janë më të rrezikuar duhet të kryejnë vaksinimin.

“Po përgatitemi për një valë tjetër, do të thotë se është prania e virusit të gripit, sepse këtë valë e kemi. Jo vetëm nuk ka ikur, por po shkon në rritje. Dihet që në vjeshtë vijon gjithmonë periudha e gripit, por duke gjetur dhe Koronavirusin, normalisht kemi dy armiq që duhet të mbrohemi nga të dy.

Duke parë që ky virus është shumë dinamik, duhet të shkojmë drejt të panjohurës me masa efikase. Me gripin duhet filluar më përpara se sa vitet e tjera. Kjo i përket grupit që merret me gripin. Vaksina e gripit ka qenë falas. Në këto kushte duhet të ishte efikase. Kush është personeli në risk? Janë bluzat e bardha, forcat e rendit, moshat e thyera, persona me sëmundje bashkëshoqëruese. Duhet ta bëjnë të parët këtë. Këto janë fashat e para që duhet dhe do të plotësohen”, tha Brataj.