Ushtria Amerikane parashikon vendin dhe kohën e sakte te rrëzimit të mbetjeve të raketës kineze

Raketa kineze Long March 5B doli jashtë kontrollit dhe një pjesë e madhe e raketës, prej 18 tonësh tani është në një rënie të lirë në drejtim të Tokës.

Sipas burimeve nga CNN, parashikimi i fundit nga ushtria amerikane, e cila po ndjek lëvizjet e raketës, mbeturinat do të bien në Turkmenistan në Azinë Qendrore rreth orës 19:00 në kohën Lindore të shtunën (4.30 paradite IST të dielën).

Nga ana tjetër Pekini ka minimizuar frikën e një dëmi të madh. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin, këmbënguli se pjesa më e madhe e raketës do të digjet gjatë hyrjes në atmosferën e tokës dhe probabiliteti i shkaktimit të dëmtimit në tokë është jashtëzakonisht i ulët sipas tij.

Kina e lëshoi këtë raketë të quajtur Long March-5B në 29 prill. Ndërsa raketat me shumë pjesë zakonisht digjen para se të futen në orbitën e Tokës, te kjo raketë nuk po ndodh e njëjta të paktën deri më tani.

Kjo nuk është hera e parë që një raketë kineze shkakton shqetësime për planetin tonë, pasi në vitin 2020, mbeturinat nga një raketë tjetër ranë në fshatrat në Bregun e Fildishtë, një vend i Afrikës Perëndimore, duke shkaktuar dëme strukturore.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.