Uou kjo nuk pritej, opozita parlamentare merr një super lajm nga SHBA

930
0

Në debatin e fundit qe po zhvillohet në vendin tone ne lidhje me sistemin zgjedhor është përfshirë edhe Kongresmeni i njohur amerikan Eliot Engel.

Engel mbështet nismën e opozitës parlamentare për përfshirjen e listave të hapura dhe votën e emigrantëve.

Deputetja Rudina Hajdari ka publikuar deklaratën e kongresmenit Engel dhe e falenderon shume ate për mbështetjen e tij për nismën e opozitës. Falenderoj nga zemra Komitetin për punet në Kongresin Amerikan i cili sot ka dhënë mbështetjen për përpjekjet tona në ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave si dhe për votën e diasporës.

Një inkurajim më shumë për të vazhduar betejën tonë në kete Parlament.

Ndërkohë vetë kongresmeni Engel vlerëson punën për arritjen e marrëveshjes për Zgjedhoren, por thekson se duhet qe të merren parasysh dhe kërkesat e opozitës parlamentare për aplikimin e listave të hapura në zgjedhje dhe për votën e emigrantëve kudo neper bote.