Shtetet europiane firmosin kontratën me kompaninë “AstraZeneca” për vaksinën e koronavrusit

424
0

Ministri italian i Shëndetësisë tregoi diten e djeshme se vendi i tij se bashku me Francen, Gjermanine, Holanden kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike “AstraZeneca” për të furnizuar qytetarët e vendeve të tyre me vaksinën e koronavirusit.

Sipas të dhënave kontrata bën fjalë për 400 milionë doza të vaksinës së mundshme, e cila është duke u zhvilluar në Universitetin e Oksfordit në Britaninë e Madhe. Faza eksperimentale e kësaj vaksine pritet të përfundojë në vjeshtë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Speranza bën me dije se dozat e para të kësaj vaksine do të jenë të mundura në fund të vitit.

“Vaksina është zgjidhja e vetme kundër Covid-19”, shtoi ministri italian.