“Ulni pak cmimet”, Turistët e Italisë kthehen në shtëpi, shikoni cfare thone per Shqipërinë..

625
0

Në portin detar të Durrësit fluksi i udhëtarëve ka ndryshuar kahun e lëvizjes.

Me përshtypjet më të mira, por jo pa vërejtje, mijëra turistë dhe emigrantë që kaluan pushimet në Shqipëri po largohen drejt vendeve të tyre.

“Ikim sot pas një eksperience të mrekullueshme. Përshtypjet më pozitive për Shqipërinë”, thotë një turist.

“Shumë bukur këtu. Çmimet të kënaqshme dhe vendi shumë i bukur. Sikur të kishte më pak vonesa në port më mirë do të ishte, por përgjithësisht gjithçka shumë mirë”, shprehet një tjetër.

Vetëm nga kjo e enjte në të shtunë kanë dalë nga vendi ynë përmes portit detar të Durrësit afro 24 000 persona dhe 6 000 automjete.

Ky fluks në dalje pritet të vijojë deri fundjavën e ardhshme, për t’i lënë vendin një vjeshte më të qetë lundrimesh mes dy brigjeve të Adriatikut.