Ulërima nga dhimbjet/ Publikohet video e trishtë ku shihen vuajtjet që përjeton Celine Dion nga sëmundja e rëndë

2123
0

Celine Dion hapi derën e shtëpisë së saj për ekipin e Amazon Prime TV për të dokumentuar përvojën e saj të dhimbshme të betejës së saj me Sindromën e Njeriut të Ngurtë.

Në një fragment të ri të dokumentarit “I Am: Celine Dion” u shfaq një video e yllit të madh duke qarë nga dhimbjet dhe e paaftë për të kontrolluar trupin e saj, duke duruar një krizë torturuese dhjetë minutëshe.

Këngëtarja shihet duke vuajtur teksa mjekët përpiqen dëshpërimisht të lehtësojnë spazmat e saj të dhimbshme të muskujve. Në të njëjtën kohë, me lejen e saj, një ekip televiziv filmon sa më sipër.

Siç tregon video, asaj i jepet një spraj për hundë, i cili zakonisht përdoret për të trajtuar efektet e krizave të shumta te njerëzit me këtë çrregullim neurologjik.

Klipi tronditës u përhap në mbarë botën në media dhe rrjete sociale me njerëz të tronditur nga ajo që panë dhe duke e mbuluar 56-vjeçaren me dashuri dhe mesazhe mbështetjeje.  “Nuk isha gati për 20 minutat e fundit të këtij dokumentari”, ka shkruar një shikues. “Një nga skenat e fundit më vrau ”, tha një tjetër. “E papërpunuar, por duhet ta shihni”, ka shkruar një tjetër në Twitter.