Ulen ndjeshem rastet e reja me Covid, njoftimi i fundit i ministrise

924
0

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e fundit rreth situatës së koronavirusit në vend.

Ne 24 oret e fundit janë kryer 2997 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 446 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

135 raste në Tiranë, 34 raste në Shkodër, 26 raste në Durrës, 19 raste në Fier, 17 raste në Mirditë, Gjirokastër, 16 raste në Lezhë, 14 raste në Kavajë, 13 raste në Korçë, Vlorë, Berat, Kuçovë, 10 raste në Krujë, 7 raste Ura Vajgurore, 6 raste në Devoll, Kukës, Pogradec, 5 raste në Lushnje, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, 4 raste në Librazhd, Përmet, Tepelenë, Peqin, Shijak, 3 raste në Kurbin, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Prrenjas, Memaliaj, Skrapar, 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, Selenicë, Roskovec, Kolonjë, 1 rast në Kamëz, Delvinë, Divajkë, Belsh, Gramsh, Poliçan, Libohovë .

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Tepelena, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 40- 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 3338 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 33,369 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 744 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 82,554 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 440 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (17 Mars 2021)

Raste të reja ditore        446

Të shëruar në 24 orë     744

Të shtruar në spitale      440

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore                 2997