7.5 C
Tirana

UKT njoftim urgjent për qytetarët: Mbushni ujë sepse …

Date:

Share:

UKT ka dalë me një njoftim urgjent për të gjithë qytetarët duke i paralajmëruar që të marrin masa lidhur me furnizimin pasi ditë të vështira po vijnë. Në njoftimin e bërë, UKT kërkon nga të gjithë qytetarët që të marrin masa për të mbrojtur tubacionet brenda dhe jashtë banesave të tyre, pasi në ditët në vijim termometri do të shënojë temperatura me minus.

E pikërisht këto temperatura të ulëta mund të shkaktojnë dëme në tubacine. Qytetarët këshillohen të marrin masa duke i izoluar ato, si dhe të telefonojnë për çdo problem në numrin e telefonit të vënë në dispozicion për ta.

Si pasojë e temperaturave të ulta në ditët në vijim, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, njofton të gjithë qytetarët e Tiranës për marrjen e disa masave parandaluese për mbrojtjen e sistemit të brendshëm të rrjetit ujësjellës, përfshirë dhe matësat e ujit, në mënyrë mos dëmtimin e tyre si pasojë e kushteve atmosferike. Lutemi të tregoni kujdes për tubacionet / instalimet brenda pronës tuaj, përfshirë këtu edhe ujëmatësit. Rikujtojmë të gjithë qytetarët se janë ata përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm, në afërsi të banimit), nga ajri i ftohtë.

Sygjerojmë që në katet përdhese, ku tubacionet e furnizimit me ujë, janë më shumë të ekspozuara me ambientin jashtë dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale, ju lutemi të merrni masa duke i mbuluar apo izoluar për të arritur një mbrojtje optimale. Për çdo problematikë lutemi të sinjalizoni në numrin tonë të gjelbër 08004488, gjithashtu edhe në Pikat UKT më të afërta në zonën tuaj të banimit. Inxhinierët tanë dhe specialistët e terrenit janë në gatishmëri të plotë në shërbimin tuaj! Së bashku kalojmë çdo vështirësi!

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Sherr mes dy grupe shqiptarësh në Itali, në pranga katër persona

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e përleshjes në grup, në motive ende të panjohura. Siç raportojnë mediat vendase përleshja mes dy...

Më në fund ngrohet koha, del parashikimi per 5 ditët e javës, ja sa shkojnë temperaturat..

Sipas parashikimeve te Motit, qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta pritet të na shoqërojë në pjesën më të...

Tërmet sot në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra!

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë. Të treja tërmetet janë regjistruar rreth 20 minuta larg njëra...

Pse nuk duhet t’i hiqni kurrë këpucët dhe çorapet në avion? Arsyeja nuk është ajo që po mendoni..

Rehatia është çelësi kur udhëtojmë me avion. Megjithatë, ekziston një veshje që një stjuardesë rekomandon ta shmangim kur planifikojmë një fluturim. Zakonisht, veshja që zgjedhin shumica...

Zarfi i zi për Gjestin dhe eleminimi, ja kush doli mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip..

Rizarta, Gerta, Aldo, Tiri, Egli dhe Rozana ishin banorët në nominim. Banori që u eliminua mbrëmë nga Big Brother Vip Albania 4 është Tiri. Vëllai i...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.