Skip to content

Udhëtimet në Greqi, vjen më në fund lajmi i mirë

    Greqia ka vendosur hapjen pikës kufitare të Kakavijës për autobusët e udhëtarëve nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

    Sipas doganës, duke filluar nga dita e nesërme, autobusët e linjave të transportit të udhëtarëve me targa shqiptare do të kalojnë normalisht.

    Deri më tani, kalimi i tyre ka qenë i ndaluar duke u nisur nga masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Deri me sot ata qytetarë shqiptarë që kanë shkuar në Greqi pa automjetin e tyre, i’u është dashur të marrin autobusët e kompanise shtetërore KTEL nga Kakavija në Janinë e më pas në destinacione të tjera brenda Greqisë.