Udhetimet drejt vendeve te BE/ Zv. Ministri sqaron procedurat: Mos e beni kete gabim..

Mbyllja e kufijve mes shteteve dhe mos lejimi i udhëtimeve është shndërruar tashmë që prej muajit mars në një realitet të hidhur për shkak të COVID-19. Por edhe pse Shqipëria është në listën e shteteve që nuk mund të udhëtojnë në vendet e BE, kategori të caktuara mund të udhëtojnë. Në një intervistë për “Vizion Plus” zv.ministri i Jashtëm Agron Tare shpjegon të gjitha procedurat që duhet të ndjekin qytetarët që klasifikohen në kategorimet që mund të udhëtojnë.

Nëse udhëtohet për qëllime mjekësore duhet që nga spitali të ketë një kërkesë nga mjeku që ky pacient këtë shërbim mund ta marri vetëm këtu, ose është në ndjekje të kurave. Në rastin e biznesit, psh. është një kontratë e rëndësishme që kërkon prezencën fizike. Qytetarët e kanë shumë të thjeshtë. Në vendin që do të shkojnë, psh një qytetar që do të shkojë në Gjermani duhet të kontaktojë me ambasadën gjermane. Në ambasadë bën aplikimin për udhëtim dhe jep motivin dhe ambasada i filtron dhe i vlerëson nëse janë aryse të justifikueshme ose jo. Edhe për ne që kemi pasaporta diplomatike, nëse nuk udhëtojmë për motive shtetërore. Pra edhe me pasaportat diplomatike duhet të justifikosh edhe shërbimin, pse po shkon.

Por pavarësisht kësaj procedure dhe mirëkuptimit të shumë shteteve, ka pasur dhe raste refuzimi.

Kemi pasur raste fatkeqësisht me sëmundje, që nuk janë lejuar. Kjo sepse çdo shtet ka mënyrën e tij të vlerësimit.

E në fund Agron Tare ka dhe një apel për të gjithë qytetarët

Mos merrni asnjëherë udhëtimin pa kontaktuar ambasadat e vendeve ku do të shkoni, merrni një informacion. Pa marrë informacion nga ambasada mos udhëtoni se do të gjeni surpriza. Edhe nëse ju lejon polici në Rinas do ju bllokojë polici në destinacion dhe do ktheheni prapë pas. Nuk duhet të merrni asnjë udhëtim pa kontaktuar me ambasadat.

- Advertisement -

Rritje e fortë e Euros. Ndodh e papritura në kursin e këmbimit..

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye...

Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ajo paralajmëroi se nga nesër...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.