Uaaa sa e dhimbshme, ja çfarë bën qeni për pronarin e tij invalid

653
0

“U preka shumë kur e pashë këtë krijesë të mahnitshme duke shtyrë karrocën e pronarit të tij”. Keshtu eshte shprehur një kalimtare e rastit e cila ka pare dhe filmuar momentin kur nje qen ishte duke e shtyrë karrocën e pronarit të tij, moment ky që e preku shumë.

Danilo Alarcon, 45 vjeç, ishte duke u shëtitur në rrugë në Filipine me karrocën e tij, teksa qeni i tij Digong e shtynte atë përpara me hundën e tij.

Kafsha është shtatë muajsh dhe është me Danilon që prej lindjes së tij. Danilo kishte pësuar një aksident me motoçikletë disa vite më parë, duke lënduar shtyllën kurrizore dhe kështu humbi aftësinë për të lëvizur.