Pas skandaleve e tatuazheve sexy, Sokol Balla prezanton “diamantet” e tij

1318
0

Sokol Balla është një prej prezantuesve më të suksesshëm dhe me një karrierë të gjatë në median shqiptare. Të shumta janë intervistat e të ftuarit që kanë qëndruar përballë tij he pyetjeve herë limonatë e herë me spec.

Mirëpo, sikurse kujtojmë anën profesionale, ende nuk është harruar skandali i bërë mediatik i Ballës, i cili i kërkonte marrëdhënie seksuale përmes kamerës një vajze të re, e cila më pas e futi në grackë dhe i publikoi videon me pullë të kuqe.

Pas skandalit dhe një pauze të shkurtër mediatike, Balla u kthye më fuqishëm se kurrë në ekran dhe bëri ndryshime të dukshme në pamjen e tij, duke shtuar tatuazhe e elemente të tjera që e bënin të ngjante më rinor.

Mirëpo, këtë vit ai ka “thyer” rregullin dhe na ka prezantuar me dy diamantet e çmuara që zakonisht është munduar t’i mbajë larg vëmendjes mediatike. Bëhet fjalë për fëmijët e Ballës, vajzën dhe djalin.

Ai ka publikuar një foto me shpinë pranë të dyve teksa pushojnë të lumtur.