U zhvati 3 milion euro biznesmenëve, Apeli ul dënimin për dentisten Olesia Duka

519
0

Sot Gjykata e Apelit e Durrësit uli dënimin, në 6 vjet e 8 muaj heqje lirie për stomatologen, Olesia Duka.

Stomatologja e kishte apeluar vendimin e pak mujave më parë të Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës.

Stomatologia Olesia Duka e akuzuar nga prokuroria e Durrësit për veprën penale të “Mashtrimit më shuma të mëdha”, ishte dënuar nga gjykata e Shkallës së parë, me 10 vite.

Duka pranoi edhe gjykimin e shkurtuar duke përfituar ulje dënimi me 1/3.

Shuma financiare që përllogaritet nga prokuroria eshte në totalin e mbi 3 milion eurove.  Ajo hiqej si biznesmene e suksesshme dhe arrinte t’i mbushte menjen qytetarëve, duke i premtuar se do ua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë interesi, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash.