“Dy karrige edhe sot mbetën bosh”! Mesazhi i një mësuesi

1393
0

“DY NXËNËS TË TJERË S’DO TË VIJNË MA NË SHKOLLË…!

Ishte ditë e hënë, java e tretë e këtij shtatori. Si çdo ditë që shkoj në punë, si mësimdhënës i gjuhës shqipe…! Por, kjo ditë apo kjo orë sikur më lëndoi shumë, jo vetëm mua, por edhe kolegët tjerë.

Sapo shkova në klasën e tetë, i përshëndeta të gjithë dhe u ula të shkruaj orën. Dikur i pyeta nxënësit kujdestarë.

-Kush mungon ? Ata pa një pa dy më thonë! Arsimtarë dy nxënës (vëlla e motër) s’ do të vijnë ma në shkollë…! Në fillim u habita, pa ditur arsyen !?Por, ata shpejt më treguan se këta dy nxënës kanë shkuar dje për Gjermani dhe s’do të jenë ma me ne, s’do të vijnë ma në shkollë…Dy karrika edhe sot mbetën bosh…! Ka shkuar arsimtar edhe ajo, e së shpejti do të shkojnë edhe kjo, edhe ai…!

Çdo ditë pothuaj, po boshatisen shkollat, fshatrat, qytetet duke u larguar familje e individ e duke shkuar apo ikur për në perëndim..!? E udhëheqësit tanë çfarë bëjnë për këtë dukuri…!?”

Zymer Haliti, arsimtar…