U vonua në intervistën e tij të punës për shkak të kësaj të papriture dhe jeta e tij mori një ndryshim të papritur

530
0
Gjithmonë na thuhet se nëse bëjmë mirë me të tjerët, e mira do të na vijë prapa. Kjo është ajo që ndodhi me një burrë kur ai ndihmoi në ndreqjen e një makine pavarësisht nga vonesa e tij për një intervistë pune.

Jimmy kishte pas punuar si një mekanik makinash, por kishte kaluar një kohë e gjatë që kur ai kishte punuar së fundmi. Ai me të vërtetë kishte nevojë për një punë, kështu që ai aplikoi ne nje vend bosh ne nje kompani. Për fat të mirë, ai mori një telefonatë nga kompania që ai aplikoi, duke i kerkuar qe ai te shkonte ne intervistë për punë. Ai u vesh bukur me një këmishë dhe një palë pantallona të zeza dhe vazhdoi rrugën për në intervistë.

Një burrë po shkelmonte gomën e pasme të makinës së tij, duke mos parë se çfarë duhet të bënte për të rregulluar makinën. Pasi autobusi nuk kishte arritur ende, Jimmy ndjente nevojën për të ndihmuar njeriun, Jimmy shkoi për ta ndihmuar atë. Burri ishte me të vërtetë mirënjohës për ndihmën e Jimmy dhe e pyeti se pse ishte veshur me një kostum formal. Jimmy iu përgjigj njeriut se ai ishte rrugës për një intervistë pune. Ndreqja e makinës nuk ishte një punë e madhe për Jimmin por u desh mjaft kohë që ai ta rregullonte atë dhe Jimmy kuptoi se nuk do te shkonte në kohë për intervistën e tij të punës.

Njeriu i mire kërkoi ta paguante për shërbimin e tij, por Jimmy e refuzoi atë.
Ai i tha atij se donte vetëm të ndihmonte dikë në nevojë, kështu që njeriu ofroi ta çonte atë në intervistën për punë në vend. Jimmy nuk mund të refuzonte ofertën e tij pasi ai ishte tashmë i vonuar për intervistën e tij. Njeriu pastaj e çoi Jimmyn në kompaninë dhe shkoi në rrugën e tij.

Jimmy mbërriti në dhomën e pritjes dhe vuri re një linjë të gjatë aplikantësh që prisnin të intervistoheshin.
Të gjithë aplikantët dukeshin të zote dhe përgatitur mirë, ndërsa Jimmy kishte ende disa shenja në duart e tij.

Sidoqoftë, ai u ndje i qetë pasi intervistuesi ishte vonë dhe se intervista nuk kishte filluar akoma.
Më në fund, intervistuesi erdhi dhe filloi intervista. Një nga një aplikantet dolen nga intervista duke shikuar poshtë. Kjo e bëri Jimmy-in nervozë, pasi kishte nevojë të kalonte intervistën.

Së fundi, ishte radha e Jimmy. Sapo ai kërkoi intervistuesin, ai ishte i befasuar kur pa se intervistuesi ishte njeriu që ai ndihmoi të fiksonte makinën atë mëngjes. Doli se njeriu ishte menaxheri i përgjithshëm i kompanisë.

“Më vjen keq që më duhej t’ju prisja. Por unë jam mjaft i sigurtë që unë kam marre vendimin e duhur për tju pasur ju si pjesë te ekipit tonë para se të hynit ne në zyrë. E dija që do të ishit një punëtor besnik. Urime! “, Tha njeriu.

Kjo histori na tregon se si nuk duhet t’i injorojmë të tjerët kur ata kanë nevojë për ndihmën tonë.

/©gatuajshendetshem.com
përktheu j.memeli/