Skip to content

U varros për së gjalli për katër ditë nga i riu, shpëtohet nga policia 62-vjeçari

    Një burrë 62-vjeçar në Moldavi, i cili ishte varrosur i gjallë për katër ditë, u shpëtua pasi policia dëgjoi thirrjet e tij që vinin nga nëntoka. Oficerët në Moldavi e gjetën burrin ndërsa po hetonin pasi një grua 74-vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e saj nga një i afërm.

    Policia arrestoi një të dyshuar për vdekjen e saj dhe, ndërsa kontrollonin shtëpinë e tij në të njëjtin fshat, dëgjuan thirrje për ndihmë nga aty pranë. Efektivët filluan të gërmojnë dhe gjetën hyrjen e një varri të improvizuar ku një 18-vjeçar kishte mbyllur të moshuarin.

    62-vjeçari kishte marrë një plagë në qafë, por ishte gjallë dhe i vetëdijshëm. Burri i tha policisë se ai dhe adoleshenti kishin pirë alkool së bashku të shtunën kur filluan të debatonin.

    Më pas i riu dyshohet se e sulmoi me thikë para se ta mbyllte në bodrumin e improvizuar, duke e varrosur të gjallë dhe duke e mbuluar me dhe. Personi i shpëtuar po merr trajtimin e nevojshëm në spital.