Monedha 2 euroshe që vlen deri në 5 mijë euro. Nëse e keni, mbajeni fort..

341
0

Monedha 2 euroshe mund të jetë emetuar pothuajse 20 vjet më parë, por disa prej tyre janë rritur në vlerë deri në 5000 euro. Ka një arsye pse çmimi i disa prej këtyre monedhave ka pësuar këtë rritje.

Për shembull, monedhat 2 euro të Vatikanit vlerësohen shumë nga koleksionistët nga e gjithë bota për disa arsye. Ata i zgjedhin për shkak të veçantisë dhe fesë së tyre. Disa monedha përfaqësojnë Papa Gjon Palin II të Vatikanit, i cili është një nga figurat më të famshme në historinë e krishtërimit. Këto monedha janë mjaft të njohura në tregun amerikan.

Ana e përparme e saj mban figurën e Bazilikës së Shën Pjetrit, e cila është e rrethuar nga skica e Vatikanit. Në anën e majtë të kompozimit është mbishkrimi “75 ANNO DELLO SATO” (lat. 75 vjet për shtetin) që nënvizon themelimin e shtetit 1929-2004. Vlera e monedhës arrin deri në 155 euro.

Monedha lituaneze (Žuvintas) ka fituar vlerë të konsiderueshme për shkak të gabimeve të krijuesve të saj. Gabimi është në cepin e monedhës, pasi mbishkrimi “DIEVS * SVĖTI * LATVIJU” (Zoti e bekoftë Letoninë) i referohet serisë letoneze të monedhave 2 euro. Në fillim, monedhat bliheshin për 9 euro. Për momentin çmimi i monedhës i kalon 1500 euro. Pjesa e sipërme e monedhës tregon një tufë zogjsh që fluturojnë mbi kënetën më të madhe në Lituani.

Monedha 2 euro më e shtrenjtë është ajo me Grace Kelly e vitit 2007. Ishte monedha përkujtimore më e rrallë midis 2007 dhe 2014 (20,000 prerje). Kjo ishte një nga katalizatorët kryesorë të rritjes së vlerës së monedhave të rralla 2 euro. Në pjesën e përparme është figura e Princeshës Kelly (1929-1982), ndërsa në të djathtë të kompozimit është vendi i origjinës së prerjes “MONACO” dhe viti i daljes “2007” pak më lart.

Monedha u hodh në qarkullim për të nderuar princeshën e famshme të Monakos Grace Kelly në vitin 2007. Rreth një dekadë më parë, koleksionistët i blinin për 120 euro. Tani vlera e kësaj monedhe ka arritur në 5000 euro, apo edhe më shumë. Princesha Grace Kelly e Monakos ishte gruaja e Princit Rainier III.

Kristi Ceta/SCAN