Shqiptarët protestojnë në mes të Milanos! Thirrja “Dua të votoj” do të dëgjohet në këto qytete..

198
0

Përfaqësuesit e emigrantëve kanë nisur një tur revolte për votën e shqiptarëve të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Këtë të shtunë shoqata e diasporës janë ndalur në Milano dhe kanë bërë thirrje që të marrin të drejtën për të votuar zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Pasi hodhën mbi kokat e deputetëve vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës, përmes thirrjes “duam të votojmë” në një protestë simbolike brenda Kuvendit të Shqipërisë.

Këtë tur të protestuesve në mënyrë simbolikë më një thirje si “Dua të votoj” emigrantët do e vijojnë në 5 qytete të ndryshme në Europë, kudo ku ka shqiptarë.Pas protestës së Milanos dhe Stuttgartit të tjerat do të organizohen më 23 maj në Hagë dhe 24 maj Bruksel gjithashtu 25 maj Londër.

Ndërkohë palët politike janë ulur të diskutojnë mundësinë e votës së këtyre shqiptarëve të cilët jetojnë jasht SHqipërisë. Opozita dhe mazhoranca nuk bien dakord për mënyrën e regjistrimit të emigrantëve dhe mënyrën e votimit të tyre, pasi socialistët kërkojnë votë me postë, ndërsa opozita postë private ndërkombëtare. PD-ja zyrtare thotë se këto mënyra manipulojnë votën e emigrantëve, ndaj kërkon votim elektronik.