U tha se Veliaj u nis urgjent per kurim drejt Turqisë, mesohet gjendja e Kryebashkiakut

485
0

Diten e sotme u fol se Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, është nisur për kurim më të specializuar pas infektimit me koronavirus.

Lajmin e beri me dije Oranews duke treguar se gjendja e tij eshte perkeqesuar dhe per kete eshte nisur drejt Turqise ne menyre urgjente

Mirepo menjëherë pas publikimit të lajmit, Kryetari i bashkisë ka reaguar ku ka theksuar se sot pret testin e fundit dhe se nesër do të jetë në punë.

“Jam në Tiranë duke pritur testin e dytë, që të konfirmoj nëse jam shëruar apo jo. Testi i parë ka dalë negativ, dhe brenda 48 orësh pres përgjigjen e testit të dytë. Nuk jam larguar në asnjë moment jashtë vendit”, është shprehur Veliaj dhe për të faktuar vendodhjen e tij, ai ka shpërndarë dhe lokacionin e WhatsApp.