U tha se është në një lidhje me ish deputetin Frroku, flet Rudina Dembacaj

2008
0

Pas lajmeve për ndarjen e saj, moderatorja dhe aktorja e njohur për publikun, Rudina Dembacaj ka qënë sot sërish në qendër të vëmendjes së portaleve pas zërave se ajo është e lidhur me ish-deputetin, Mark Frrokun.

Pas këtyre thashethemeve, Rudina foli për herë të parë e kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”. “Qesh se më keni çmendur me këtë pyetje”, ka thënë Rudina.

Me këtë përgjigje të shkurtër është mjaftuar moderatorja për Gazetën Shqiptare. Kështu ajo ka zgjedhur mos të japë as një konfirmim, por as edhe një përgënjeshtrim për lajmin që po qarkullon.

Pak ditë më parë moderatorja konfirmoi ndarjen nga Aleksi që përflitej në media prej shumë kohësh duke u shprehur se ka qenë një periudhë e vështirë për të.