Florian Dauti i zgjedhur nga Rama si kreu i PS në Përmet, njëherësh dhe drejtor i ujësjellësit në Bashkinë Përmet, është nën hetim nga policia, pasi u përplas me këto të fundit lidhur me një vend parkimi.
Teksa blutë kërkonin nga 30-vjeçari, banues në fshatin Frashër, që të mos parkonte në vend të ndaluar në qendër të Përmetit, ai i ka kundërshtuar ato duke u përplasur me fjalë dhe më pas ka parkuar mjetin e tij në mënyrë të parregullt
30-vjeçari u procedua për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.